Administrator Sistemesh (Senior)
Oct. 26, 2020
Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Administrator Sistemesh (Senior)”.
Kandidati fitues do të mbuloje detyrat që vijojne:
Të ofrojë troubleshooting dhe support teknik të avancuar për serverat fizik/virtual me sisteme Linux based.
Të Instalojë dhe konfigurojë software/hardware sipas procedurave standarte të operimit.
Të bashkëpunoj ngushtë me providers dhe inxhinjerët e sistemeve/networkut për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve (prsh. ato të lidhura me hardware ose OS etj).
Të monitorojë vazhdueshëm përdorimin e resourseve, optimizim sipas nevojës.
Të ofrojë zgjidhje dhe rekomandime për tu siguruar që sistemet do ti mbijetojnë sa më gjatë problemeve që mund të hasin.
Të ofrojë praktikat më të mira operative për të vendosur dhe ruajtur kontrollet e sigurisë dhe integritetit.
Të rekomandojë risi të cilat (ku është e nevojshme) automatizojnë tasks të ndryshme.
Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.
Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:
Eksperiencë pune në nivel senior me sistemet Linux dhe Windows based.
Eksperiencë pune në nivel senior me sistemet Storage (EMC VNX, por jo domosdoshmërisht). Block Storage FC dhe Filesystem Storage NFS dhe CIFS.
Eksperiencë pune në nivel senior me sistemet e virtualizimit (VMware dhe KVM).
Eksperiencë pune në nivel senior me sistemet Web Server (Kryesisht NginX).
Eksperiencë pune në nivel senior në dizajnin, implementimin dhe menaxhimin e sistemeve të databazave (PostgreSQL, MS SQL Server dhe Oracle Database 11gR2+).
Experienca me kubernetes do jetë një plus (private docker registry, Dockerfiles, Gitlab CI/CD).
Diplomë universitare në shkencat kompjuterike, informatikë ose elektronikë.
Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Administrator Sistemesh (Senior) brenda datës 30 Nëntor 2020.