Administrator Rrjeti
July 21, 2021
Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Administrator Rrjeti”.
Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:
Të ofrojë suport për sisteme teknologjike me arkitektura komplekse IP/MPLS/BGP/Backbone/Firewall/Load balancer
Të menaxhoje IXP;
Të përdorë teknogjithe trust /identity ( Shibboleth/SAML) etj;
Të instalojë, kryejë upgrade apo diagnostifikim problemesh të rrjetit kompjuterik;
Të kryejë konfigurime për pajisje wireless;
Të planifikojë dhe krijojë sistemin e monitorimit të performancës për routerat, switchet të markës Cisco/HUAWEI.
Të diagnostikoje problemet në switche dhe routera të shkaktuara nga probleme në konfigurime ose në defekte të hardware.
Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë,
Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
Kriteret e veçanta për kandidatët:
Diplome universitare në Shkenca kompjuterike, Informatike ose Elektronike;
Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në shërbime të fushës networking;
E preferueshme të ketë njohuri në Project Management dhe praktikat ITIL;
Eksperiencë e provuar me komandat dhe utilitetet bazë për administrimin dhe menaxhimin e routerave dhe switcheve Cisco dhe/ose HUAWEI;
Eksperiencë me rrjete backbone në ISP;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;
Njohuri shumë të mira mbi gjuhën angleze.
Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:
Certifikatë CCNA dhe CCNP ose ekuivante të saj për administrimin e Layer 3
Certifikata të sistemeve operative – e preferueshme
Eksperiencë praktike me implementime Cisco L2 dhe L3 enterprise, duke përfshirë OSPF, EIGRP, redistribution dhe dot1X
Eksperiencë e mirë me prodhues te ndryshem firewall si Mikrotik, fortigate, cisco ASA, pfSense etj.
Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Administrator Rrjeti brenda datës 31 Gusht 2021.