Web Developer
July 21, 2021
Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Web Application Developer”.
Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:
Të zhvillojë aplikacione në gjuhën e programimit të përcaktuar nga grupi i punës
Të studiojë mbi teknologjitë e reja të kohës
Të studiojë mbi përmirësimin e cilësisë së punës
Të testojë punën e tij duke programuar teste
Të mbledhë dhe të permiresojë specifikimet dhe kërkesat bazuar në nevojat teknike të klientit
Të krijojë dhe te mirembaje dokumentacionin e aplikacioneve
Të bashkëpunojë me web designer-in për të përcaktuar design-in final të aplikacionit
Të integrojë të dhëna nga shërbime ose databasa back-end
Të shkruajë kod të strukturuar dhe eficent.
Të identifikojë problematikat e pikasura nga klienti dhe ti rregullojë ato.
Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar,
Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë,
Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
Kriteret e veçanta për kandidatët:
Diplome universitare ne Shkenca kompjuterike, Informatike ose Elektronike;
Aftesi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;
Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.
Deshirë për të zhvilluar programe
Mendim kritik dhe analitik
Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen, njohuri mbi:
Object Oriented Programming
Strukturat e të dhënave
Java / Python / C# japin avantazh
PostgreSQL / SQLServer / MySQL / Oracle japin avantazh
HTML, CSS, Javascript japin avantazh
Bashkëngjitur CV-së, të shtohet përgjigjja e ushtrimit të poshtëm në Python, Java ose C: Numri, 197, quhet numer i thjeshtë ciklik, sepse të gjitha ciklet e shifrës: 197, 971 dhe 719, janë numra te thjeshtë. Poshtë numrit 100 ka trembëdhjetë numra të tillë: 2, 3, 5, 7, 11, 13, 17, 31, 37, 71, 73, 79 dhe 97. Sa numra të thjeshtë ciklik janë nën një milion?
Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Web Developer brenda datës 31 Gusht 2021.