Jurist

None

12 Tetor 2020

Detyrat kryesore:

  • Siguron asistencë Juridike për veprimtarinë e institucionit dhe jep konsulencën e nevojshme Juridike;

  • Me autorizim të Drejtorit përfaqëson institucionin në marrëdhënie me gjykatat apo persona të tretë për probleme që lidhen me natyrën e punës së institucionit.

  • Bën trajtimin juridik të korrespondencës zyrtare që ka të bëjë me veprimtarinë e RASH-it;

  • Zhvillon, përgatit dhe zbaton të gjitha procedurat e prokurimit në përputhje të plotë me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, sipas legjislacionit shqiptar për fondet buxhetore dhe atij të Komisionit Europian për fondet fondet e projekteve me financim nga BE;

  • Harton të gjitha kontratat që RASH-i lidh me subjekte fizikë apo juridikë;

  • Harton të gjitha aktet administrative sipas procedurave ligjore që parashikohen në Kodin e Procedurave Administrative, Kodin e Punës dhe legjislacionin në fuqi;

  • Raporton tek Drejtori i RASH-it për të gjitha detyrat e kryera;

  • Kryen edhe detyra të tjera të veçanta që lidhen me natyrën e punës së tij dhe që i ngarkohen nga Drejtori.

Kualifikimet:

  • Eksperience minimale 2-vjeçare si Jurist;

  • Eksperience të paktën 1-vjeçare me prokurimet publike sipas ligjit shqiptar;

  • Njohje e legjislacionit te BE mbi prokurimet;

  • Eksperience me menaxhimin dhe implementimin e projekteve;

  • Zoterimi i gjuhes angleze në nivel professional.

Diplome: Shkenca juridike e nivelit “Master Shkencor”, edhe diploma e Nivelit “Bachelor” te zoterohet per Shkenca Juridike

Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Jurist brenda datës 15 Tetor 2020.