Administrator Rrjeti

None

21 Korrik 2021

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Administrator Rrjeti”.

Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:

  • Të ofrojë suport për sisteme teknologjike me arkitektura komplekse IP/MPLS/BGP/Backbone/Firewall/Load balancer

  • Të menaxhoje IXP;

  • Të përdorë teknogjithe trust /identity ( Shibboleth/SAML) etj;

  • Të instalojë, kryejë upgrade apo diagnostifikim problemesh të rrjetit kompjuterik;

  • Të kryejë konfigurime për pajisje wireless;

  • Të planifikojë dhe krijojë sistemin e monitorimit të performancës për routerat, switchet të markës Cisco/HUAWEI.

  • Të diagnostikoje problemet në switche dhe routera të shkaktuara nga probleme në konfigurime ose në defekte të hardware.

Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë,

  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.

Kriteret e veçanta për kandidatët:

  • Diplome universitare në Shkenca kompjuterike, Informatike ose Elektronike;

  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në shërbime të fushës networking;

  • E preferueshme të ketë njohuri në Project Management dhe praktikat ITIL;

  • Eksperiencë e provuar me komandat dhe utilitetet bazë për administrimin dhe menaxhimin e routerave dhe switcheve Cisco dhe/ose HUAWEI;

  • Eksperiencë me rrjete backbone në ISP;

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;

  • Njohuri shumë të mira mbi gjuhën angleze.

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:

  • Certifikatë CCNA dhe CCNP ose ekuivante të saj për administrimin e Layer 3

  • Certifikata të sistemeve operative – e preferueshme

  • Eksperiencë praktike me implementime Cisco L2 dhe L3 enterprise, duke përfshirë OSPF, EIGRP, redistribution dhe dot1X

  • Eksperiencë e mirë me prodhues te ndryshem firewall si Mikrotik, fortigate, cisco  ASA, pfSense etj.

Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Administrator Rrjeti brenda datës 31 Gusht 2021.