Help Desk

None

21 Korrik 2021

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Help Desk”.

Pozicioni i punës si Help Desk ofron mbështetje dhe asistencë teknike për përdoruesit e softuereve, pajisjeve apo sistemeve të ndërtuara nga Departamenti i Zhvillimit në Rrjetin Akademik Shqiptar. Si dhe, jep për këtë departament, mbështetje e ndihmë në përfundimin e detyrave ose zgjidhjes së problemeve përmes testeve diagnostikuese edhe në qasjes në distancë nga kompjuterët e tyre.

Kandidati/ja duhet të dëftojë se zotëron aftësitë e mëposhtme:

  • Të njohjë mirë gjuhën angleze.

  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike dhe aftësia për të zgjidhur e diagnostikuar problemet.

  • Të jetë i familjarizuar me të dy sistemet kompiuterike Windows dhe Mac si dhe me Hardwaret e tyre.

  • Të ketë njohuri mbi riparimet dhe analizat e Rrjetit.

  • Të ketë aftësi të mira për Shërbimin ndaj Klientit.

  • Të ketë aftësi për të Komunikuar në mënyrë Efektive për të ndihmuar përdoruesit të rregullojnë problemet që u shfaqen.

  • Të jetë teknikisht i aftë të shkruaj e redaktojë azhornimin e manualeve.

  • Të mundësojë trajnimin e përdosuesve me sistemet apo softweret e RASH.

  • Të ndjekë çështjet së bashku me përdoruesit deri në zgjidhjen e plotë të tyre.

  • Ndërtimi i raporteve për të analizuar ankesat dhe problemet e zakonshme.

  • Hyrja në distancë te pajisjet kompjuterike ose softuerët për të bërë ndryshime dhe rregulluar problemet.

Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Help Desk brenda datës 31 Gusht 2021.