Web Developer

None

21 Korrik 2021

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Web Application Developer”.

Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:

  • Të zhvillojë aplikacione në gjuhën e programimit të përcaktuar nga grupi i punës

  • Të studiojë mbi teknologjitë e reja të kohës

  • Të studiojë mbi përmirësimin e cilësisë së punës

  • Të testojë punën e tij duke programuar teste

  • Të mbledhë dhe të permiresojë specifikimet dhe kërkesat bazuar në nevojat teknike të klientit

  • Të krijojë dhe te mirembaje dokumentacionin e aplikacioneve

  • Të bashkëpunojë me web designer-in për të përcaktuar design-in final të aplikacionit

  • Të integrojë të dhëna nga shërbime ose databasa back-end

  • Të shkruajë kod të strukturuar dhe eficent.

  • Të identifikojë problematikat e pikasura nga klienti dhe ti rregullojë ato.

Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  • Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar,

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë,

  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.

Kriteret e veçanta për kandidatët:

  • Diplome universitare ne Shkenca kompjuterike, Informatike ose Elektronike;

  • Aftesi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;

  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.

  • Deshirë për të zhvilluar programe

  • Mendim kritik dhe analitik

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen, njohuri mbi:

  • Object Oriented Programming

  • Strukturat e të dhënave

  • Java / Python / C# japin avantazh

  • PostgreSQL / SQLServer / MySQL / Oracle japin avantazh

  • HTML, CSS, Javascript japin avantazh

Bashkëngjitur CV-së, të shtohet përgjigjja e ushtrimit të poshtëm në Python, Java ose C: Numri, 197, quhet numer i thjeshtë ciklik, sepse të gjitha ciklet e shifrës: 197, 971 dhe 719, janë numra te thjeshtë. Poshtë numrit 100 ka trembëdhjetë numra të tillë: 2, 3, 5, 7, 11, 13, 17, 31, 37, 71, 73, 79 dhe 97. Sa numra të thjeshtë ciklik janë nën një milion?

Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Web Developer brenda datës 31 Gusht 2021.