HPC + WBC connect
Rezultati final i projektit është krijimi i një infrastrukture rajonale të Superkomjuterit (HPC-së), Infrastruktura e lidhjes me brez të gjerë brenda Shqipërisë për Universitet dhe Institutet e Kërkimit, por gjithashtu lidhja ndërkufitare me vendet fqinje.ndërlidhja rajonale e Kampuseve Universitare përmes lidhjes të NREN-ve rajonale te WB me Infrastrukturën e Qendrën të HPC në Data Cente të RASH-it. Inteligjenca Artificiale (AI) për rajonin e Ballkanit Perëndimor në veçanti do të përqendrohet në teknologjitë e ardhshme, duke kryer eksperimentime të vazhdueshme për kërkim-zhvillim në fushën e realitetit virtual në teknikat më të përparuara të menaxhimit dhe të analizimit të Bigdata-ve. Palët e interesuara përkatëse në këtë projekt janë: Institutet kërkimore; Agjencitë Kombëtare që merren me të dhëna të mëdha kërkimore; Qendrat e Transferimit të Teknologjive;
Studimi i Fizibilitetit përfshin një analizë të plotë të kërkesës/nevojave për këtë projekt. Më konkretisht, ky studim duhet të:
-
Identifikojë mundësitë e bashkëpunimit rajonal në integrim dhe analizën e Bigdata-ve në fusha të interesit të përbashkët
-
Zhvillimi i rrjeteve rajonale në fibër optike për ndërlidhjet e tyre me Datacentre te Superkompjuterit rajonal
-
Propozimi i "Middleware" për përdorimin e infrastrukturës HPC dhe analizimin e Bigdata
-
Propozimi teknik për infrastrukturën HPC dhe zgjidhjet teknike
-
Simulimi i opsioneve për maksimizimin e përdorimit të infrastrukturës HPC nga studiuesit, inovatorët dhe palë të treta nga industria apo sistemi bankar në mënyrë që të mbulohen kostot e funksionimit për këtë lloj infrastrukture.