Rrjeti Telematik
RASH ka ngritur një rrjet telematik që ndërlidh të gjitha universitetet publike të Shqipërisë. Ky rrjet përdor është në fibër optike e cila ofron një kapacitet të lartë në bandwidth dhe shpejtësi. Prej vitit 2017 RASH është i lidhur fizikisht me rrjetin pan-europian GÉANT duke pasur dy lidhje logjike, një për Internet dhe tjetrën për R&E (Research&Eduacation). Me anë të këtyre lidhjeve, RASH publikon risorset e adresave IP që zoteron duke u indentifikuar në rrjetin global. Ky rrjet ndërlidhes quhet UNET (University Network) krijon një intranet që lidhe ndëvete të gjithë godinat universitare në vend me njëra tjetrvn dhe me DataCenter e RASH. Rjeti UNET është i ndarë në dy pjesë: MAN i Tiranes dhe kampuset rajonal (universitet e rretheve). Në figurën e mëposhtme paraqitet topologjia e rrjetit dhe shtrirja gjeografike e tij.
Baza e kësaj topologjie është e formës unazore (ring), e përbërë nga 4 PoP-e kryesore, Backbone PoP (Point of Presence) të cilat komunikojnë me një shpjetesi 10 Gb/s në dy path-e, një primar dhe tjetri sekondar. Në këto katër nyje kryesore janë lidhur të gjitha universitetet dhe institucionet e tjera me PoP të madhësive M (medium) dhe S (small) në varësi të lokacionit gjeografik. Lidhja e PoP-ve në B-PoP bazohet në topologjinë yll (star).
Infrastruktura e rrjetit ofron mundësinë e përfitimit e të një sërë shërbimesh, të tilla si:
-
Internet and data
-
Public IP addresses
-
VPN services
-
DNS services
-
RADIUS Service
Kontakto: infrastruktura@rash.al